Një aktivitet që sjellë gëzim është ta lexosh një libër dhe ta zhvillosh mendjën duke përvetësuar
dijen.
El-Xhehiz, një shkrimtar arab shekuj më parë, ka rekomanduar që t’i përzëshë shqetësimet e
brendshme duke lexuar:
„Libri është një shok, i cili nuk të livdon dhe i cili nuk të tundon në mëkat. Është një mik, i cili
nuk të mërzit, dhe është një fqinj i cili nuk të shkakton dëm. Është një njohje që nuk dëshiron
të fitojë favorin tënd me lajka dhe nuk të mashtron me tradhti e gënjeshtra. Kur të
rrokullisesh nepër faqët e një libri, stimulohen shqisat tuaja dhe mendja të intensifikohet.
Duke lexuar biografitë e të tjerëve, fiton vlerësimin e njerëzve të thjeshtë, ndërsa mëson
rrugët e mbretërve. Mund të themi edhe, që ti nganjëherë nga faqet e një libri mëson për një
muaj atë, çka nuk mëson për një shekull nga gjuhët e njerëzve.
Të gjitha këto avantazhe, dhe megjithate nuk humb ndonjë pasuri dhe nuk ke nevojë të
qëndrosh para derës së mësuesit, i cili pret pagesën e tij, ose të mësosh nga dikush, i cili ka
sjellje më të keqe se ti. Libri të dëgjon natën, sikurse ditën, ashtu në udhëtim, si dhe në shtepi.
Një libër nuk dobësohet nga gjumi, as nuk lodhet në orët e vona të natës. Është mësuesi, i cili
është i gatshëm për ty, saherë që ke nevojë për të dhe është mësuesi, i cili edhe nëse refuzon t’i
japësh, ai nuk refuzon të të jap ty. Nëse abstenon, dëgjueshmëria e tij nuk pakësohet. Dhe
nëse do ktheheshin të gjithë në armiqësi kundër teje, ai vazhdon të jetë në anën tënde. Për sa
kohë që je i varur nga një libër, qoftë edhe pak, është e mjaftueshme që të mos kesh nevojë të
qarkullosh në shoqërine e përtacëve. Ai të largon nga së qëndruarit para derës duke i
vëzhguar kalimtarët. Të shpëton nga kontaktimi me ata, të cilet janë te pakujdesshëm në
karakterin e tyre, të prishur në fjalim dhe të përçmuar në injorancën e tyre. Nëse do t’ishte
dobia e vetme e një libri, të të largoj nga vegimi i pamënd dhe të të parandaloj nga
shkujdesja, atëherë me siguri do ta konsideronim atë si një mik të vërtet, i cili të ka bërë një
nder të madh.
[Aidh al-Karni: „La Tahzan – Mos u merzit“]
Një aktivitet që sjellë gëzim është ta lexosh një libër dhe ta zhvillosh mendjën duke përvetësuar dijen.
El-Xhehiz, një shkrimtar arab shekuj më parë, ka rekomanduar që t’i përzëshë shqetësimet e brendshme duke lexuar: 
„Libri është një shok, i cili nuk të livdon dhe i cili nuk të tundon në mëkat. Është një mik, i cili nuk të mërzit, dhe është një fqinj i cili nuk të shkakton dëm. Është një njohje që nuk dëshiron të fitojë favorin tënd me lajka dhe nuk të mashtron me tradhti e gënjeshtra. Kur të rrokullisesh nepër faqët e një libri, stimulohen shqisat tuaja dhe mendja të intensifikohet.
Duke lexuar biografitë e të tjerëve, fiton vlerësimin e njerëzve të thjeshtë, ndërsa mëson rrugët e mbretërve. Mund të themi edhe, që ti nganjëherë nga faqet e një libri mëson për një muaj atë, çka nuk mëson për një shekull nga gjuhët e njerëzve.
Të gjitha këto avantazhe, dhe megjithate nuk humb ndonjë pasuri dhe nuk ke nevojë të qëndrosh para derës së mësuesit, i cili pret pagën e tij, ose të mësosh nga dikush, i cili ka sjellje më të keqe se ti. Libri të dëgjon natën, sikurse ditën, ashtu në udhëtim, si në shtepi.
Keep reading →