Ejani në namaz, ejani në shpëtim! (I)
Në emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Yasir Qadhi
Gjithë falendërimi i takon Allahut, Zotit të botërave. Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje
kërkojmë, dhe kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga të këqijat e shpirtrave tanë dhe nga veprat
tona mekatare. Kë e udhëzon Allahu, ska kush e humb; dhe kë e humb Allahu, ska kush eudhëzon. Dëshmojë se askush nuk e ka të drejtë të adhurohet, përveç Allahut subhanehu ue te’ala. Dhe dëshmojë se Muhammedi sal Allahu alejhi ue selem është i derguari i Tij i fundit, dhe krijesa e Tij më e mirë.
Të dashur vëllezër dhe motra në Islam, kur e hapim Kuranin dhe fillojmë me leximin e surës
el-Bekare, surja e parë në Kuran pas surës el-Fatiha, e para që na thotë Allahu te’ala është
lavdërimi i besimtarëve. Kush janë besimtarët? Allahu i përshkruan:
Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin)… [2:3]
Andaj dijeni që Allahu te’ala përmend prerazi, që pas besimit në të fshehtën, besimin në Allahun – askush nuk e ka parë Allahun, ne besojmë në atë që është e fshehur, ne besojmë në Kuranin si fjala e Allahut dhe ne besojmë në atë që Kurani na tregon… porsa besojmë, hapi tjetër që duhet ta bëjmë është ta tregojmë këtë besim në veprat tona, posaçërisht nepërmjet namazit.
Kjo është deklarata e parë për një vepër, që e kanë bërë besimtarët dhe me të cilën Kurani i
përshkruan. Ata besojnë dhe pastaj e bëjnë namazin. Es-Salah (namazi) është pjesë
thelbësore e Islamit. Është aq e rëndësishme, saqë nuk është vëndosur vetëm për fenë e
Muhammedit sal Allahu alejhi ue selem, por për të gjithë Pejgamberët, të cilet kanë ardhur
para Pejgamberit tonë të dashur salallahu alejhi ue selem, që do të thotë të cilet e kanë kryer
poashtu namazin.
Ibrahimi alejhi selam.
Ibrahimi është babai i të gjithë pejgamberëve që erdhën pas tij. Kur ishte Ibrahimi alejhi
selam duke ndërtuar Qabën, ndërtesën më të shenjtë, e bënte lutjen vijuese:
O Zoti im! më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mijë(…) [14:40]
Shikojeni lutjen e Ibrahimit, duke qenë në Mekke, duke ndërtuar monumentin më të shenjtë
në tokë, shtëpia e parë e Allahut. Lutja e tij duke ndërtuar shtëpinë.
Dhe këtu qështja e Musait alejhi selam. Kur Allahu subhanehu ue te’ala i foli atij mbi malin Tur
(Sina), gjëja e parë që i tha Allahu subhanehu ue te ‘ala:
Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro…
Si?
…dhe fal namazin për të më kujtuar Mua. [20:14]
Ky është urdhëri i parë që i është dhënë Musait alejhi selam, se „nuk ka Zot tjetër pos Meje,
pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.“
I ngjashëm është edhe rasti i Isait alejhi selam, Jezu Krishtit, Pejgamberi Isa, i cili kishte lindur
pa baba. Kur Allahu e urdhëroj të flet nga djepi. Të flet që ta mbrojë nënën e tij Merjemen.
Ç’thoshte ai? Ç’thoshte ai si foshnje në djep?
Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë)
librin dhe më ka bërë Pejgamber. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka
porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jemë gjallë! [19:30+31]
„Për sa të jemë gjallë…“
Kur na tha Isai këtë? Kur na tha Jezu Krishti kete? Ai na tregon këtë në djep. Ai na thotë këtë
fjalë për fjalë si një foshnje e porsalindur. Dhe ai thotë se është një Pejgamber i Zotit dhe se
Zoti i ka dhënë atij një libër, i është shpallur atij, i dha bekim dhe e ka urdhëruar që të falet,
për aq kohë sa jeton.
Dhe në fund Pejgamberi jonë i dashur Muhammedi sal Allahu alejhi ue selem. Ai është
urdhëruar në shumë vende në Kuran, që ta kryej namazin. Jo vetëm ai, por…. Në një ajet i
thotë Allahu Pejgamberit tonë të dashur sal Allahu alejhi ue selem:
Urdhëro familjen tënde të falë namaz… [20:132]
Jo vetëm vetën tënde. Urdhëro familjen tënde në namaz dhe ji shumë i durueshem për t’i
kujtuar ata, për t’i inkurajuar dhe për t’i ndihmuar në namaz. Jo vetëm ti o Resulullah. Nuk
duhet vetëm Muhammedi sal Allahu alejhi ue selem të falet. Sigurohu që të falen edhe ata të
familjes tënde.
Komentet Më të Fundit