Ejani në namaz, ejani në shpëtim! (I)
Në emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Yasir Qadhi
Gjithë falendërimi i takon Allahut, Zotit të botërave. Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje
kërkojmë, dhe kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga të këqijat e shpirtrave tanë dhe nga veprat
tona mekatare. Kë e udhëzon Allahu, ska kush e humb; dhe kë e humb Allahu, ska kush eudhëzon. Dëshmojë se askush nuk e ka të drejtë të adhurohet, përveç Allahut subhanehu ue te’ala. Dhe dëshmojë se Muhammedi sal Allahu alejhi ue selem është i derguari i Tij i fundit, dhe krijesa e Tij më e mirë.
Të dashur vëllezër dhe motra në Islam, kur e hapim Kuranin dhe fillojmë me leximin e surës
el-Bekare, surja e parë në Kuran pas surës el-Fatiha, e para që na thotë Allahu te’ala është
lavdërimi i besimtarëve. Kush janë besimtarët? Allahu i përshkruan:
Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin)… [2:3]
Andaj dijeni që Allahu te’ala përmend prerazi, që pas besimit në të fshehtën, besimin në Allahun – askush nuk e ka parë Allahun, ne besojmë në atë që është e fshehur, ne besojmë në Kuranin si fjala e Allahut dhe ne besojmë në atë që Kurani na tregon… porsa besojmë, hapi tjetër që duhet ta bëjmë është ta tregojmë këtë besim në veprat tona, posaçërisht nepërmjet namazit.
Kjo është deklarata e parë për një vepër, që e kanë bërë besimtarët dhe me të cilën Kurani i
përshkruan. Ata besojnë dhe pastaj e bëjnë namazin. Es-Salah (namazi) është pjesë
thelbësore e Islamit. Është aq e rëndësishme, saqë nuk është vëndosur vetëm për fenë e
Muhammedit sal Allahu alejhi ue selem, por për të gjithë Pejgamberët, të cilet kanë ardhur
para Pejgamberit tonë të dashur salallahu alejhi ue selem, që do të thotë të cilet e kanë kryer
poashtu namazin.
Ibrahimi alejhi selam.
Ibrahimi është babai i të gjithë pejgamberëve që erdhën pas tij. Kur ishte Ibrahimi alejhi
selam duke ndërtuar Qabën, ndërtesën më të shenjtë, e bënte lutjen vijuese:
O Zoti im! më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mijë(…) [14:40]
Shikojeni lutjen e Ibrahimit, duke qenë në Mekke, duke ndërtuar monumentin më të shenjtë
në tokë, shtëpia e parë e Allahut. Lutja e tij duke ndërtuar shtëpinë.
Dhe këtu qështja e Musait alejhi selam. Kur Allahu subhanehu ue te’ala i foli atij mbi malin Tur
(Sina), gjëja e parë që i tha Allahu subhanehu ue te ‘ala:
Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro…
Si?
…dhe fal namazin për të më kujtuar Mua. [20:14]
Ky është urdhëri i parë që i është dhënë Musait alejhi selam, se „nuk ka Zot tjetër pos Meje,
pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.“
I ngjashëm është edhe rasti i Isait alejhi selam, Jezu Krishtit, Pejgamberi Isa, i cili kishte lindur
pa baba. Kur Allahu e urdhëroj të flet nga djepi. Të flet që ta mbrojë nënën e tij Merjemen.
Ç’thoshte ai? Ç’thoshte ai si foshnje në djep?
Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë)
librin dhe më ka bërë Pejgamber. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka
porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jemë gjallë! [19:30+31]
„Për sa të jemë gjallë…“
Kur na tha Isai këtë? Kur na tha Jezu Krishti kete? Ai na tregon këtë në djep. Ai na thotë këtë
fjalë për fjalë si një foshnje e porsalindur. Dhe ai thotë se është një Pejgamber i Zotit dhe se
Zoti i ka dhënë atij një libër, i është shpallur atij, i dha bekim dhe e ka urdhëruar që të falet,
për aq kohë sa jeton.
Dhe në fund Pejgamberi jonë i dashur Muhammedi sal Allahu alejhi ue selem. Ai është
urdhëruar në shumë vende në Kuran, që ta kryej namazin. Jo vetëm ai, por…. Në një ajet i
thotë Allahu Pejgamberit tonë të dashur sal Allahu alejhi ue selem:
Urdhëro familjen tënde të falë namaz… [20:132]
Jo vetëm vetën tënde. Urdhëro familjen tënde në namaz dhe ji shumë i durueshem për t’i
kujtuar ata, për t’i inkurajuar dhe për t’i ndihmuar në namaz. Jo vetëm ti o Resulullah. Nuk
duhet vetëm Muhammedi sal Allahu alejhi ue selem të falet. Sigurohu që të falen edhe ata të
familjes tënde.
O ju musliman, a keni menduar ndonjëherë, a keni menduar ndonjëherë për mrrekullinë, se si
është bërë namazi i detyrueshëm në Islam? Ju i shifni të gjitha urdhërat duke zbritur nga
Allahu te Pejgamberi sal Allahu alejhi ue selem. Allahu e ka shpallur në Kur’an, se ne duhet të
agjerojmë. Allahu e ka shpallur në Kur’an, se ne duhet të japim lemoshë. Allahu e ka shpallur
në Kur’an, se ne duhet të jemi të mirë ndaj prindërve tanë. Por, kur erdhi deri te namazi, kur
erdhi te bërja obligim te namazit, Allahu i bëri thirrje Muhammedit sal Allahu alejhi ue selem
lartë deri në qiell, në udhëtimin e mbinatyrshëm Isra uel Miraxh, udhëtimi i natës, i cili ka
ndodhur nga Mekka në Jeruzalem dhe pastaj në qiell.
Në këtë udhëtim të Israsë uel Miraxh, Allahu e thirri Pejgamberin sal Allahu alejhi ue selem
gjithë rrugën deri lartë tek Ai. Nuk kishte asnjë ndermjetësues. Pejgamberi sal Allahu alejhi ue
selem u ngjit qiejve lartë. Ai u takua me shumë Pejgamber (të tjerë) dhe u ngjit një nivel më
të lartë se ata, madje një nivel më lartë se disa nga melekët, më lartë se meleku Xhibril,
derisa foli drejtpërdrejt me Praninë Hyjnore. Dhe nuk kishte asnjë ndërmjetësues në mes tyre.
Ky është momenti kur Allahu e bëri namazin obligim. Çfarë bëri Ai obligim? 50 namaze në ditë!
Allahu i bëri 50 namaze në ditë të dëtyrueshme. Kur Pejgamberi sal Allahu alejhi ue selem
zbriti poshtë, kaloj nga Musai alejhi selam. Pejgamberi Musa ishte ai i cili tha: „O Muhammed,
pasuesit e tu nuk do të kenë mundësi të falen pesëdhjetë herë në ditë. Të betohem në Allahun se kam sprovuar njerëz para kohës tënde. Andaj kthehu te Zoti yt dhe kërkoji Atij që t’ia
lehtësoj pasuesve të tu.“ Kështu filloi Pejgamberi jonë i dashur sal Allahu alejhi ue selem një
seri ngjitjesh dhe zbritjesh. Namazi është reduktuar çdo herë në një masë të caktuar, derisa i
caktoj Allahu subhanehu ue te’ala përfundimisht 5 namaze. Kështu thotë Allahu subhanehu ue te’ala: „Përbëhet nga 5, por është i barabartë me 50. Unë po ua dëtyroj 5 namaze në ditë, por ju do të merrni shpërblimin e 50 për to.“ Ky është ligji i Sheriatit të fesë tonë, Islamit: 5 namaze
në ditë. E shpallur drejtpërdrejt nga Zoti jonë Pejgamberit sal Allahu alejhi ue selem. Asnji
urdhëri tjetër, asnji ligji tjetër nuk i është dhënë një gradë e tillë, asgjë nuk është konsideruar
aq e rëndësishme, që Pejgamberi jonë sal Allahu alejhi ue selem të thirret te Allahu që ta
marrë këtë urdhër të rëndësishëm.
Pastaj lind pyetja: Përse i bëri Allahu obligim 50 namaze, kur Ai e dinte që do ta zbresë numrin
e tyre në 5? Për dy arsye. Fillimisht është përmendur edhe në Hadithe, që Allahu dëshiron që ne
ta ndjejmë shpërblimin e 50 edhe pse i kryejme vetëm 5 namaze. Pra thotë Allahu ne Kuran:
Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish. [6:160]
Pra, për çdo namaz qe e bëjmë marrim shpërblimin e dhjetë fishët. Por është edhe një arsyje
tjetër, tek e cila na kanë tërhjek vëmendjën dijetarët. Dhe ajo është: A mund të imagjinoni të
faleni 50 herë në ditë? Kjo do të thotë të faleni çdo 20-25 minuta. A mund ta imagjinoni të
faleni kaq shpesh? Allahu te’ala na kujton për domethënien e jetës sonë, domethënë për
namazin. Kjo është arsyeja, për të cilen na ka krijuar. Kjo është arsyeja për thënjen e Allahut
në Kur’an:
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. [51:56]
Kjo është domethënja e krijimit të tyre, ta adhurojnë. Dhe namazi është forma më e mire e
adhurimit. Pra, arsyeja e obligimit të 50 namazëve, duke ditur që këto 50 janë reduktuar në 5,
është për të na kujtuar, për të na nxitur të mendojmë se nuk kemi asnjë domethënje për të
jetuar, asnjë arsyeje tjetër për ekzistencën tonë, përveç adhurimit. Edhe pse nuk jemi në
gjëndje të falemi 50 herë në ditë, domethënja e jetës është akoma adhurimi i vazhdueshëm.
Por nuk mund ta adhurojmë Allahun vazhdimisht dhe Allahu nuk kërkon asgjë nga ne e që nuk
jemi në gjëndje ta bëjmë. Për këtë na ka urdhëruar të falemi 5 herë në ditë dhe na ka thënë
se këto namaze do ta zënë vendin e 50.
Kjo është arsyeja pse ka shumë ajete, gati 60 ajete në Kur’an, në të cilat Allahu na bënë thirrje
për ta kryer namazin. Allahu nuk na thotë vetëm të falemi, por ta zbatojmë namazin, që do të
thotë se duhet ta zbatojmë vazhdimisht dhe saktë, ta zbatojmë se jemi të urdhëruar për të. Dhe
ne e zbatojmë si një zakon të rregullt. Thotë Allahu:
…namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët. [4:103]
Është bërë obligim në kohëra të caktuara dhe për këtë arsye është namazi vepra më e bekuar
në Islam. Një ditë është pyetur Pejgamberi sal Allahu alejhi ue selem: O i Dërguari Allahut
„Cila vepër është më e dashura për Allahun?“. Ai u përgjigj: „Namazi në kohën e vet të
caktuar“ [Buhariu].
Gjithashtu na ka treguar për disa begati dhe mirësi të namazit. Ndër to më e rëndësishmja
ishte që zbatimi i namazit 5 herë në ditë është sikur të pastrohesh 5 herë në ditë. Me fjalë të tjera:
nuk të mbetet asnjë ndyrësi, asnjë mekat. Nëse e falim namazin, na falën të gjitha mekatet të
vogla. Të gjitha mekatet që i kemi bërë në mes të namazëve do të na falen. Çfarë mund të
kërkojmë tjetër përveç kësaj?
Pjesa II vijon insha Allah…
way-to-allah.com
Komentet Më të Fundit