Ngjashmëria e Ramazanit me Profetin Jusuf
Në emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Nga Iben el Xheuzi
“Muaji i Ramazanit nga muajt e tjerë është si Jusufi ndaj vëllezërve të tij. Kështu, tamam si Jusufi ishte djali më i dashur i Jakubit, Ramazani është muaji më i dashuri i Allahut.
Një pikë e këndshme për popullin e Muhammedit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) për të medituar është që nëse Jusufi kishte mëshirën dhe dhembshurinë të thoshte: “Sot nuk ka qortim kundër jush” [Jusuf, 12:92], Ramazani është muaji i mëshirës, begatisë, mirësisë, shpëtimit nga Zjarri dhe faljes nga Mbreti që i tejkalon të gjithë muajt e tjerë dhe çfarë mund të përfitohet nga ditët dhe netët e tyre.
Një tjetër pikë e këndshme për të menduar është që vëllezërit e Jusufit erdhën për t’u mbështetur tek ai për të rregulluar gabimet e tyre pas gjithë atyre që kishin bërë. Kështu, ai i takoi me dashamirësi dhe i ndihmoj, dhe i ushqej ata kur ata ishin të uritur dhe i lejoj të kthehen dhe ai i tha shërbëtorëve të tij: “Mbajani gjërat që të mos ju humbasin”. Kështu, një person mbushi hapësirat e njëmbëdhjetë të tjerëve dhe muaji i Ramazanit është kështu një muaj që mbush hapësirat e veprave tona të njëmbëdhjetë muajve të tjerë. Imagjinoni
hapësirat, gabimet dhe mangësitë që ne kemi në bindjen ndaj Allahut!
Ne shpresojmë që në Ramazan, që ne të jemi të aftë të bëjmë vepra të mira për gabimet tona në muajt e tjerë, për të asgjësuar gabimet tona dhe për tu kapur fort me lumturi dhe vendosmëri në litarin e Mbretit Falës.
Një tjetër pikë është që Jakubi kishte njëmbëdhjetë djem të cilët jetonin me të dhe veprat e të cilëve ai i shikonte gjatë gjithë kohës dhe pamja e tij nuk i erdhi për shkak të rrobave të tyre. Ndërsa, ju kthye për shkak bluzës së Jusufit. Pamja e tij i erdhi e fortë dhe ai vetë u bë i fortë pasi ishte dobësuar dhe të shikonte pasi ishte i verbër. Ngjashmërisht, nëse gjynahqari ndien erën e Ramazanit, ulet me ata të cilët ja kujtojnë Allahun, recitojnë Kur’an, zë shok mbi kushtin e islamit dhe besimit, dhe i largohet përgojimit dhe bisedës
së kot, ai do të falet, inshaAllah, pasi ka qenë gjynahqarë, ai do të afrohet pasi ai ishte larg, ai do të jetë i aftë të shikojë me syrin e zemrës pasi ishte i verbër, prezenca e tij do të takohet me lumturi pasi u takua mospërfillje, ai do të furnizohet pakufi ose përpjekje nga ana e tij, ai do të udhëzohet për tërë jetën e tij, atij do t’i merret shpirti me lehtësi dhe ëmbëlsi kur të vdesë, ai do të begatohet me falje kur ai takon Allahun, dhe do t’i garantohen nivelet më të mira në kopshtet e Parajsës.
Kështuqe, pasha Allahun, merrni avantazhet e kësaj madhështie gjatë këtyre ditëve të pakta dhe ju së shpejti do të shikoni begatitë e shumta, nivelet e larta të shpërblimit dhe një periudhë shumë të gjatë qetësie dhe relaksimi me vullnetin e Allahut.
Pasha Allahun, ky është relaksimi i vërtetë…”
Marrë nga Bustan el-Ua’idhin ue Rijd es-Sami’in, f.213-214
kalamullah.com
Përktheu Ardit Kraja
Komentet Më të Fundit