Ta shërosh Imanin e dobët
Në emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Sheikh Muhammed Salih el Munexhxhid
Të mendosh dhe të mundohesh t’i kuptosh domethënjet e Kur’anit famëlartë, të cilin Allahu e zbriti për robërit e Vet për t’i sqaruar të gjitha gjërat dhe si një dritë të cilen ia jap kujt të dojë në mesin e robërve të Vet. Kur’ani përmban me të vërtetë ilaç të fortë për të gjitha sëmundjet e zemrës, siç thotë Allahu (në Kur’an), që në përkthim do të thotë: „Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët.“ [17:82]
…Kur’ani përmban monoteizmin islam; premtimet, paralajmërimet dhe urdhërimet e Allahut; tregimet e popujve të mëparshëm; dhe rregulla të udhëheqjes dhe sjelljes më të mirë. Këto tema të shumëanshme në Kur’an kanë efekte të ndryshme në zemër. Disa sure të Kur’anit janë më tmerruese se tjerat. I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë, që në përkthim do të thotë: “Më kanë zbardhur (flokët dhe mjekrrën) Hud dhe motrat e saj (suret 56, 77, 78, 81) para se me qenë fare i zbardhur” (Transmeton Tirmidhiu Nr. 3297 dhe Shejh Albani e ka konsideruar Hadith autentik në Sahihin e tij Nr. 955). Hud dhe motrat e saj i kanë sjellur të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) qime të bardha për shkak të përmbajtjes së tyre e çështjeve të Imanit. Këto sure dhe pjesa tjetër e Kur’anit treguan efektin e tyre në të Derguarin e Allahut dhe shokët e tij pikërisht ashtu siç ishin të urdhëruar në Kur’an: „Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë).“ [11:112].
Edhe sahabët do të ishin thellësisht të prekur me emocione kur e lexonin Kur’anin. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) për shëmbull, i cili ishte një njeri shpirtmirë, qante duke lexuar Kur’anin kur i udhëheqte muslimanët në namaz. Një ditë u sëmur Umeri si rezultat i leximit të tij të ajetit: „Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd patjetër do të ndodhë. Atë nuk ka kush që mund ta largojë.“ [52:7-8]
Në një tjetër rast, Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) qante kur e lexonte ajetin: „Ai (Jakubi) tha: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut.“ [12:86], dhe ai është dëgjuar qartë nga ata të cilët po qëndronin pas tij. Më tepër, Uthman ibën ‘Affan ka thënë: „Po të kishin qenë zemrat tona të pastërta, ato kurrë nuk do të kishin mjaftë nga leximi i fjales së Allahut (Kur’anit).“
Sa i përket gjeneratave të mëvonshme, Ajubi ka thënë: „Kam dëgjuar Sa’d ibën Xhubejr duke lexuar ajetin: „Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni te All-llahu.“ [2:281], dhe duke e përsëritur atë më shumë se njëzet herë.“ Ky është ajeti i fundit që iu shpall të Dërguarit të Allahut, dhe mbaron me: „dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.“ [2:281]
Ibrahim ibën Bashshar ka thënë poashtu: „E sikur t’i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: “Ah sikur të ktheheshim (në Dunja)“ [6:27], ishte ajeti gjatë të cilit kishte vdekur Ali ibën el-Fudejl duke e lexuar. Unë isha prej atyre që po e falnin namazin e Xhenazës për të, Allahu e mëshiroftë.“ Gjithashtu, kur Selefët tanë do të arrinin tek një pjesë të Kur’anit, ku Suxhudi (përkulja në Sexhde) ishte i urdhëruar, ata do e trajtonin këtë rast më ndryshe nga njerëzit e zakonshëm. Një njeri po recitonte një ditë: „Dhe duke qarë hidhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur’anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut).“ [17:109], dhe pastaj binte në suxhud. Më pas i thoshte vetës: „Ia ku gjindësh duke bërë suxhudin, pra ku është qarja (jote)?“
…Ibën el Kajjim po thoshte në lidhje me s çfarë duhet të bëhet që të shërohet Imani i dobët duke përdorur Kur’anin: „Së pari duhet t’a largosh zemrën tënde nga jeta e kësaj bote dhe t’a fiksosh në jetën e fundit. Pastaj, kushtoji vëmendje të plotë të ndjekurit të domethënjeve të Kur’anit, përpiqu t’i kuptosh ato dhe për çfarë qëllimi janë shpallur. Mandej, i paraqit këto domethënje sëmundjes që zemra yte e ndjen, dhe kur arrijnë tek dobësia, ato me vullnetin e Allahut do t’a shërojne zemrën.
kalamullah.com
Komentet Më të Fundit