Në ditën e Ashurës u shpëtua Musai (paqja qoftë mbi të) dhe populli i tij
Ndërsa po qëndronte Musai (paqja qoftë mbi të) në Egjipt, ai u bëri thirrje Faraonit dhe popullit të tij në përkushtim ndaj Allahut te´ala, duke u treguar argumente të qarta nga Allahu te´ala. Por Faraoni u tregua mendjemadh dhe e refuzojë mesazhin, me të cilin kishte ardhur Musai (paqja qoftë mbi të). Allahu te´ala e urdhëroj Musain (paqja qoftë mbi të) prandaj që të largohet nga Egjipti me Bijtë e Izraelit:
Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: “Të udhëtosh natën me robërit e Mij dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)”. E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz, (Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain). Dhe se me të vërtetë, ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë). E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë. [26: 52-56]
Dhe:
E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit. Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait Thanë: “Me siguri na zunë!” [26: 60-61]
Bijtë e Izraelit janë mbushur me frikë, pasi që përpara (tyre) e shohin një det të madh dhe mbrapa e shohin Faraonin dhe pasuesit e tij duke u afruar më afër. Kështu ata u kthehën për ndihmë Musait (paqja qoftë mbi të), i cili është, pavarësisht nga situata e tensionuar, me
zemër të qetë, besim të plotë dhe ndërgjegjësi absolute që Zoti i tij nuk do ta braktis, kështu që ai u përpoq që t´i qetësoj ata:
Ai (Musai) tha: Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”. [26: 62]
Komentet Më të Fundit