Arkiv

Arkiv për Kategorinë ‘Tregime’

Korrja e hidhur

Tetor 11, 2009 1 koment

Shkruar nga Sheikh Abdulmalik El-Kasim

Ne emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

Ne atë kohe unë isha mësues i një grupi te mësimit te Kur´anit ne xhaminë e mëhallës tone. E pash atë djalë pas çdo namazi te akshamit, mundemi me thëne qe i kishte 15 vjet. E kishte një Kur´an te vogël me veti dhe e lexonte vetëm – jo nuk po e lexonte ne te vërtet, por ai vetëm po bënte kështu qe te dukej kinse është duke e bere ketë gjë. 
Ai vazhdimisht na shikonte me një shikim te turpshëm dhe te vjedhur, kureshtar për te ditur se çfarë po bëjmë.

Nganjëherë mundohej te na dëgjonte se për çfarë po flasim. Kur e shikoja, ai e kthente kokën nga ana tjetër dhe e vazhdonte recitimin e tij sikurse nuk e kishte nder mend te na shikonte.
Ai rrinte aty ulur për dite ne mënyrë te njëjtë te vetmuar dhe me shikimin e njëjtë te turpshëm. Me ne fund një dite pas namazit te Jacisë vendosa t´i flas.

“Esselamu alejkum, unë quhem Salman dhe jam drejtuesi i këtij grupi te mësimit te Kur´anit ne ketë xhami. “
“Dhe unë quhem Khalid.”
Për çudi u përgjigj aq shpejte saqë po e priste një kohe te gjate te thotë ketë dhe ta pyet dikush.
“Ne cilën klasë je, Khalid?”
“Ne klasën e 8 … dhe … e dua Kur´anin shume.”
Për çudi, pse e shtoj ketë fjali te fundit? E pyeta i besueshëm:
“Dëgjo Khalid, a ke pak kohe pas namazit te akshamit? Do t´ishte nder për ne te na bashkohesh ne klasën tone.”

“Çfarë? Te Kur´anit? Halakajes? Po … perse, patjetër (shume i gëzuar). Do te jem aty insha Allah.”
Ne atë nate nuk mundesha te mendoja për gjë tjetër, veçse atë djalë dhe për mjegullinë qe po e rrethonte sjelljen e tij. Gjumi nuk me merrte dot. Mundohesha ta gjeja një përgjigje për atë qe pash dhe dëgjova, por nuk kishte asnjë. Mu kujtua një vargje e një poezie:
“Ditët e ardhshme do ta zbulojnë sekretin dhe lajmet e reja do vijnë nga aty nga ku nuk mund ti shohësh kurrë.”
U ktheva ne anenë e djathte dhe e futa dorën time nen faqen time. O Allah, Ty te nënshtrohem dhe Ty ti besoj çështjet e mija.

Read more…

Kategori: Tregime
Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.